Europa League: Inter, Napoli dhe Arsenali “ok”, ka një “finale” italo-spanjolle!

Në Nion të Zvicrës është hedhur në orën 13:00 edhe shorti i Europa League, teksa edhe në këtë kompeticion ka mjaft skuadra të mëdha dhe me emër. Rregullat janë të njëjta si për Champions-i, por ekipet e Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën.

Pas Champions Ligës ishte radha e përballjeve të Europa League. Kompeticioni i dytë për nga rëndësia dhe vlera ka dhuruar duele të bukura dhe interesante. Kundërshtar austriak për Interin, që do të ndeshjet me Rapidin e Vienës. Probleme nuk mendohet të ketë as Arsenali, që do të ndeshjet me Bate Borisov.

Short i lehtë dhe për Napolin, që do të përballet me zviceranët e Zyrihut, ndërsa Lacio-Sevilja është përballja më e fortë e këtij turi. Transfertë suedeze për Çelsin e Sarrit, që do të luajë me Malmon, ndërsa bien në sy dhe disa takime të forta si: Shaktar-Ajntraht, Sëlltik-Valencia, Gallatasaraj-Benfika dhe Sporting-Vijareal.

PËRBALLJET 

Viktoria Plzen – Dinamo Zagreb

Klub Bruzh – Salcburg

Rapid Viena – Inter

Sllavia Pragë – Genk

Bajer Leverkuzen – Krasnodar

Zyrih – Napoli

Malmo – Çelsi

Shaktar Donjetsk – Ajntraht Frankfurt

Sëlltik – Valencia

Rene – Betis Sevilja

Olimpiakos – Dinamo Kiev

Lacio – Sevilja

Fenerbahçe – Zenit

Bate Borisov – Arsenal

Sporting Lisbona – Vijareal

Gallatasarai – Benfika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *