“Euro 2024 është realizimi i ëndrrës së një kombi”, Silvinjo reagon pas suksesit të Shqipërisë: Gëzimi i popullit shqiptar, një burim kënaqësie

Shqipëria rezervoi mbëmjen e djeshme një vend mes 24 më të mirave të Europës. Për të dytën herë në histori kuqezinjtë u kualifikuan për në Kampionatin Europian. Një meritë e jashtëzakonshme shkon pikërisht për arkitektin e kësaj skuadreje, Silvinjon. Braziliani i dha një identitet të ri Kombëtares, duke e dërguar në nivelet më të larta të Europës. Ish-lojtari i Barcelonës ka reaguar sot përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku është shprehur se ndihet mjaft krenar që ka realizuar ëndrrën e një kombi. Ai falenderon të gjithë aktorët pjesëmarrës në këtë sukses të madh për Shqipërinë.

“Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie. Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër.

Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi. Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion. Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë. Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim! Për këdo që direkt apo indirekt ka qënë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme. Euro 2024 është këtu tani. Forca Shqipëri”, ka komunikuar Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online