Kampionati Europian 2020 do të jetë krejt ndryshe nga tradicionali me turne në një ose dy shtete.
Në 60-vjetorin e lindjes së kompeticionit te madh kontinental do të kemi kemi një risi, sepse do të luhet në 13 shtete, një eksperiment i çuditshëm, me kombëtaret që do të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin pas çdo takimi.
Tani UEFA ka zyrtarizuar se Euro 2020 do të nisë në Romë, ku do të luhet ndeshja hapëse. Gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në Londër, në madhështorin “Wembley”.
Kualifikueset ndryshojnë, sepse 20 kombëtare kualifikohen nga grupet, 10 të tilla, ku kalojnë dy të parat në çdo grup. Nuk ka vend organizator që kalon pa luajtur kualifikuese, ndërsa 4 kombëtare kualifikohen nga Nations League.
Qytetet janë ndarë: Roma e Baku (grupi A), Amsterdam e Bukuresht(grupi B), Shën Pjetërburg e Kopenaghen (grupi C), Bruksel e Glasgou (grupi D), Bilbao e Dublin (grupi E), Monako e Budapest (grupi F).