Etrit Berisha ngre valixhet dhe quhet i ikur zyrtarisht nga Torino, emri i tij nuk figuron as në…stol

Etrit Berisha mund të quhet i larguar zyrtarisht nga Torino. Portieri shqiptar nuk figuroi as në stol në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Fiorentinës. Kjo nuk ka ndodhur për ndonjë dëmtim apo arsye shëndetësore të portierit.

Mediat italiane tregojnë se Berisha ka mbetur jashtë pasi ndodhet në kërkim të një transferimi. Sipas të gjitha shanseve do të mësojmë ekipin e ri të portierit shqiptar brenda pak kohësh, por mund ta quajmë që tani të larguar nga Torino. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *