Etrit Berisha i refuzoi, por jo Frederik Veseli! Mbrojtësi i Shqipërisë zyrtarizohet, ekipi i elitës së Turqisë “i fiksuar” pas lojtarëve të Kombëtares tonë

Ekipi i Karagumruk në Turqi duket i fiksuar pas lojtarëve të Shqipërisë. Pak ditë më parë kjo skuadër kishte bërë një ofertë zyrtare te Torino për të marrë Etrit Berishën. Megjithatë ishte portieri i Shqipërisë që vendosi të refuzonte ofertën.

Vetëm pak ditë më pas, sot, Karagumruk ka zyrtarizuar Frederik Veselin. Ky i fundit ishte pjesë e Beneventos dhe tani i bashkohet elitës së Turqisë. Veseli ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare dhe është pritur me optimizëm për shkak të eksperiencës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *