Etiketohet si një nga sulmuesit më premtues, De Biasi nuk vë bast për lojtarin serb: Do kisha zgjedhur Zapatën

Interi po mendon të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër vetëm pak muaj pasi u shpall kampion në Serie A. Pas largimit të Kontes ka pasuar ai i Hakimit, ndërsa së fundmi edhe Lukaku figuron në listën e lojtarëve që mund ti thojë lamtumirë zikaltërve këtë verë. Merkaton e Interit e ka komentuar edhe Xhani De Biazi për “TMW Radio“.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare shprehet se klubi italian humb shumë me largimin e Kontes, Kukakut dhe Hakimit do të humbë shumë. Ndërkohë si zëvendësuesin e Lukakut, De Biazi sheh favorit Duvan Zapatën në krahasim me Vlahoviç. Ky i fundit etiketohet nga të gjithë si një nga sulmuesit më premtues për të ardhmen, por trajneri italian nuk do të vinte bast për të.

“Sa humb Interi pa Konte, Hakimi dhe Lukaku? Shumë. Edhe Konte pa dy si Hakimi dhe Lukaku do të kishte humbur… Njëri ka punuar krahun disa herë, tjetri është një njeri themelor i ekipit. Shpresoj që Simone Inzagi të bëjë mirë, si trajner ai është i mirë, por çdo kontekst është i ndryshëm.

Kë do të zgjidhja ta zëvendësonte Lukakun mes Zapatës dhe Vlahoviçit? Duvan ndoshta ju jep një siguri shtesë, për atë që ka bërë vitet e fundit. Ata të dy janë lojtarë shumë të mirë, asnjëri prej tyre nuk është Lukaku. Zapata i ngjan më tepër. Më pëlqen shumë Vlahoviç, Firence e ka bërë të njohur, ndoshta do të afirmohet në ndonjë realitet tjetër”, ka thën Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online