Barcelona është eliminuar nga Champions League pas humbjes me shifrat 1-4 ndaj PSG. Në minutën e 29, Araujo do të ndëshkohej me karton të kuq dhe kjo do të ndryshonte historinë e takimit. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Xavi ka shpërthyer ndaj arbitrit.
“Është turp i madh që për shkak të një vendimi të arbitri, kjo ndeshje përfundon kështu. Kartoni i kuq i Araujos? Nuk është mirë për futbollin, bëhet një ndeshje tjetër. Puna e një sezoni të tërë përfundon këtu për shkak të arbitrit. Ne nuk mund të heshtim, nuk ka kuptim të diskutojmë ndeshjen dhe të bëjmë analiza, arbitri shkatërroi gjithçka. Do të doja që të luhej 11 kundër 11”, tha Xavi. /Sport Ekspres/