“Do ta kishim kthyer ndeshjen në 4-6 po të ishim të fortë”! Eliminuan Interin dhe e pësuan nga Dortmundi, Simeone tregon arsyen: Perëndesha e fatit…

Atletico Madrid është eliminuar nga Champions League. Pasi nxorën Interin nga kjo garë, ekipi spanjoll e ka pësuar nga Dortmundi. Humbja 4-2 në ndeshjen e sotme zhvlerësoi fitoren 2-1 që Atletiko kishte marrë në ndeshjen e parë. Menjëherë pas ndeshjes, Simeone u shpreh:

“Në dy ndeshjet, nga situatat për gol që kishin të dyja skuadrat, tonat ishin më të pastra. Për të mos folur për ndeshjen e parë, ku avantazhi duhej të ishte më i madh. Këtë herë Dortmundi ishte më i fuqishëm. Nuk kishim atë forcë që po ta kishim në rast tjetër, do ta kishim kthyer ndeshjen në 6-4. Po të kishim perëndeshën e fatit sot në anën tjetër, do të kishim një rezultat tjetër”, tha Simeone. /Sport Ekspres/