Nga Klaudio Ndreca
Ergys Kaçe është duke vazhduar karrierën e tij në Greqi, ndërsa PAOK e ka dërguar te Larisa në huazim. Gjithmonë në të njëjtin vend dhe duke vazhduar të zhvillohet, ndërsa është përfolur që e ardhmja do e gjejë larg vendit fqinjë.
Në një intervistë për “Metrosport”, mesfushori shqiptar është shprehur se ka interesim nga ana e ekipeve gjermane dhe turke, megjithëse nuk tregon emra konkret. Ndërsa kur flitet për periudhën aktuale dhe faktin se do të luhet pa tifozë, Kaçe e përkufizon si një ushqim pa kripë.
“Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe në futboll ajo që mbetet është imazhi i skuadrës. Futbolli pa tifozë është si të themi, për të bërë një krahasim…ushqim pa kripë. Ku do të vazhdoj? As me PAOK dhe as me Larisan ku jam i huazuar.
Gjithçka që di është se kontrata ime skadon brenda një muaji dhe së shpejti do të shoh se çfarë mund të bëj rreth të ardhmes time. Kam marrë disa sygjerime nga ekipe jashtë Greqisë që kanë shfaqur interes për mua. Sinqerisht nuk e di se çfarë do të bëj në sezonin tjetër, vetëm Zoti e di. Unë nuk kam vendosur asgjë, jam në ajër.
Ka ekipe nga Turqia dhe Gjermania që kanë shfaqur interesim për mua, thjeshtë nuk dua të bëj publike se cila janë ato ekipe. Nuk dua që të nxitoj, jam duke pritur një ofertë të mirë. Për momentin nuk mund të them diçka në veçanti, dua që të kontrolloj të gjitha propozimet dhe do të zgjedh më të mirën”, ka thënë Kaçe. /Sport Ekspres/