Liridon Latifi vijon të ndjekë karrierën e tij në kampionatin moldav, ku është pjesë e klubit më të njohur Sherif Tiraspor. Si në gjithë vendet e tjera edhe Moldavia i është nënshtruar karantinës, nga e cila nuk bën përjashtim as mesfushori shqiptar. Kampionait nuk ka marrë dritën jeshile dhe futbollistët janë duke u stërvitur nga shtëpia, gjë që duket se e ka mërzitur ish-lojtarin e Skënderbeut.
Në një intervistë për faqen e klubit moldav të Sherif Tiraspolit, Latifi ka zbuluar edhe jetën e tij në karantinë. E mërzitshme sipas tij, por që e ka bërë të zbulojë pasione të reja, të tilla si gatimi. Megjithatë mesfushori kërkon të kthehet sërish në fushë, ndërsa e mbyll me një thirrje për tifozët, të cilëve u kërkon të mbështesin ekipin.
Si është jeta në karantinë?
“Jeta në karantinë është shumë e mërzitshme. Kur e dini që nuk mund të dilni dhe të pushoni është vërtetë e vështirë. Por gjëja më e vështirë është të jesh pa futboll. Kur nuk mund të stërvitesh normalisht, nuk mund të shohësh shokët e ekipit, trajnerët dhe gjithë stafin që shihni çdo ditë në jetën e përditshme”.
U mërzitët që sezoni nuk filloi në kohën fillestare?
“Sigurisht, secili prej lojtarëve është i mërzitur nëse nuk luan dhe nuk stërvitet. Shpresoj që kampionati dhe stërvitja të fillojnë së shpejti”.
Çfarë bëni në kohën tuaj të papritur të lirë?
“Tani unë jam vetëm në shtëpi me gruan time. Ne po përpiqemi të mbrohemi, shkojmë në dyqan për pak kohë dhe kjo është e gjitha”.
A keni gjetur ndonjë talent të ri për veten tuaj (një pjatë e re, bëni diçka)?
“Tani, gjatë karantinës, unë gatuaj, të cilën nuk e kam bërë kurrë më pare. Tani më pëlqen të gatuaj, por nuk e di nëse do të vazhdoj të gatuaj pas karantinës (buzëqesh)”.
Si e ruan formën?
“Askush nuk anuloi trajnimin individual sipas planeve të stafit tonë stërvitor. Të gjithë, vetë, duhet të kuptojnë se duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për punë”.
Çfarë mund t’i thuash fansave tanë?
“Dua t’u them tifozëve që të vazhdojnë ta mbështesin ekipin, sepse tifozët tanë janë frymëzimi për lojtarët”, ka thënë Liridon Latifi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/