Holanda do të jetë një prej ekipeve pjesëmarrëse të Kupës së Botës që do të mbahet në fund të këtij viti. Por kjo e nuk e ka penguar trajnerin e saj të lëshojë shigjeta me “hel.m“ në drejtim të FIFA-s. Van Gal është shprehur se qeverisë botërore të futbollit i interesojnë vetëm parate dhe asgjë tjetër.
“Është qesharake që Kupa e Botës po mbahet në Katar. FIFA thotë se ata duan të ‘zhvillojnë futbollin në Katar’. Epo, këto janë gjepura. Ka të bëjë me paratë dhe interesat komerciale. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi për FIFA-n”, ka thënë Van Gali./Sport Ekspres/