Marash Kumbulla është përfolur shpesh për një largim nga Roma. Mbrojtësi shqiptar nuk bën pjesë në 11-shen titullare të Murinjos, ndërsa dëmtimi rëndë që pësoi ia ndërlikon edhe më tepër situatën. Por menaxheri i Kumbullës ka thënë për “Radio Sportiva” se lojtari i tij ndihet pjesë e rëndësishme e projektit.
“Ai po fillon sezonin e tij të katërt me verdhekuqtë. Shkon shumë mirë me të gjithë te Roma nga shokët e tij, te klubi, te trajneri. Ai ndihet pjesë përbërëse e projektit, ka të gjitha kushtet për të nisur shumë mirë”, ka thënë Xhani Vitali./ Halit Delibashi-Sport Ekspres/