“Është pak e frikshme situata këtu”! Shkoi në Ukrainë, Ardit Toli tregon përjetimet e luftës dhe “fsheh” Kombëtaren

Ardit Toli do të bënte kalimin nga Tirana te Vorskla Poltava në Ukrainë. Por situata është bërë me delikate në këtë vend gjatë ditëve të fundit, pasi Rusia i ka shtuar sulmet e saj. Për të folur mbi këtë situatë, Toli u shpreh për “Report TV” se frika është e madhe në këto kohë. Ndërkohë lojtari ka marrë një ftesë nga Shqipëria për ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite, megjithëse vetë Toli zgjedh që ta fsheh me diplomaci.

“Ne jemi në një qytet që jemi afër me kufirin në Sllovaki dhe Hungari. Jemi në një vend të sigurt. Me të gjitha këto që po ndodhin, normalisht ke pak frikë. Ne ndeshjet i luajmë në tre qytete, në Uzhhorod, Lviv edhe Kiev. Tani që ndodhën këto gjërat në Lviv edhe Kiev është e frikshme dhe do presin çfarë do vendosë federata e Ukrainës dhe si do shkojnë ndeshjet. Kam përshtypjen se të gjitha ndeshjet do bëhen te qyteti ku jemi ne tani sepse është i sigurt. Ftesa nga Kombëtarja? Akoma nuk di gjë, nuk e di a ka klubi ftesë. Nuk më ka njofuar klubi”, tha Ardit Toli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *