“Është njësoj si ta kemi fituar ndeshjen”, portieri i Islandës me krenari: Luajtëm për 90 minuta me 10 lojtarë ndaj Shqipërisë, nëse i hiqja golin Lenjanit…

Portieri i Islandës, Runarsson, ka pasur jo pak lumturi pas ndeshjes me Shqipërinë. Gardiani u shpreh se Kombëtarja e tij luajti për 90 minuta me 10 lojtarë ndaj kuqezinjëve dhe në fund arriti që të marrë 1 pikë. Sa i përket golit të Lenjanit, e quan të pamundur që ta evitonte.

“Është njësoj si të kemi fituar ndeshjen. Kemi luajtur me një lojtar më pak për 80 minuta dhe më pas 7 të tjera në shtesë. Kështu që kjo është thuajse si të luash 90 minuta me 10 lojtarë. Fantastike ajo që kemi arritur.

Kjo tregon thjesht karakterin e ekipit, sesa sakrifikojmë për njëri-tjetrin, jam shumë krenar. Nëse do të prisja golin e Lenjanit, do të ishte pritja më e mirë e karrierës time. E shfrytëzuan mirë në pjesën e parë faktin e të qenit me një lojtarë më tepër dhe na bënin të vraponim”, tha portieri i Islandës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online