E BUJSHME/ “De Biazi me celular në dorë duke kërkuar valë”, Andi Lila: Në dijeninë time pret mesazh nga FSHF

Kontrata e Rejës përfundoi së bashku me këtë edicion të Ligës së Kombeve. Mosha e trajnerit dhe rezultatet e fundit ngrenë pikëpyetje në lidhje me rinovimin me italianin. Në studion e “TV Klan”, Lila ka hedhur hipotezën e rikthimit të Xhani De Biazit në krye të Shqipërisë.

Alban Xhihani është shprehur dyshues në lidhje me një pistë të tillë, duke dhënë argumentin se ish-trajneri i kuqezinjve ka rinovuar me Azerbajxhanin, ku ka marrë edhe 3 fitore radhazi së fundmi. Por menjëherë ka ardhur kundërshtimi i Andi Lilës, i cili tregon se De Biazi do të jetë me celular në dorë duke pritur një mesazh nga FSHF-ja.

“Në dijeninë time, pas 30 shtatorit De Biazi do të jetë me celular në dorë duke kërkuar valë. Ndoshta duke pritur një sms nga Federata“, është shprehur Andi Lila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online