Është një prej objektivave të merkatos, 22-vjeçari refuzon hapur Arsenalin: Nuk më pëlqejnë, ata nuk fitojnë tituj

Gift Orban është një nga talentet më të dalluar në kampionatin belg. Nigeriani ka shënuar 19 gola në 19 paraqitje me fanellën e Gentit këtë sezon. Shifra këto që kanë shtyrë klubet e Premier League-s të kthejnë sytë nga Belgjika. Ndër skuadrat e përfolura për një transferim të tijin është edhe Arsenali, por që refuzohet nga vetë lojtari. Orban ka dhënë një intervistë për “HNL Sport”, në të cilën thumbon hapur “topçinjtë”.

“Ëndrra ime është të luaj në Premier League. Mendoj për Manchester United-in, Liverpool-in ose Manchester City-n. Por nuk më pëlqen shumë Arsenali. Më duket sikur ata nuk duan të fitojnë tituj. Ata nuk fitojnë asgjë. Dua të shkoj diku ku fitojnë tituj”, ka thënë Gift Orban./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online