“Është një nga lojtarët më të mirë në histori”, trajneri në Francë i jep vlerësimin më të madh Benzema: Për mua ka të njëjtin nivel si Johan Cruyff

Karim Benzema është në formë të shkëlqyer. Bruno Genesio, trajneri i Rennes, e krahasoi francezin me Johan Cruyff. Javët e fundit po i përkasin sulmuesit të Real Madridit. Benzema ka shënuar dhjetë gola në katër ndeshje. 34-vjeçari shkëlqen në ndeshjet më të mëdha. Ai arriti të shënonte nga tre gola në përballjet prestigjioze me PSG dhe Chelsea në Champions League.

“Për mendimin tim, Benzema është një nga lojtarët më të mirë në histori. Ai është në të njëjtin nivel me Johan Cruyff apo legjenda të tjera”, ka deklaruar Bruno Genesio cituar nga portali “Goal.com”. Këto janë fjalë të mëdha vlerësimi për karrierën e holandezit legjendar. Si futbollist, Cruyff fitoi tre Kupa Evropiane, e çoi Holandën në vendin e dytë në kampionatin botëror. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online