Është në kulmin e karrierës më të çuditshme të një lojtari shqiptar, Rei Manaj merr vlerësimin më të lartë që ka pasur ndonjëherë

Rei Manaj është padyshim lojtari shqiptar që mund të thuhet se ka karrierën më të çuditshme. Të gjithë flasin për të, zhduket, sërish flasin për të, sërish zhduket dhe kur askush nuk e pret, kthehet si protagonist dhe merr vëmendjen.

Kështu Manaj e nisi tek Interi, shpejt u harrua nga tifozët shqiptarë, më pas e gjeti veten duke shënuar gola për Barcelonën, sërish u zhduk dhe tani kthehet me 8 gola të shënuara në elitën e Turqisë.

Në ndeshjen e djeshme, Manaj realizoi dy gola në përballjen mes Kaysespor dhe Sivaspor, e mbyllur me shifrat 1-3. Sofascore i ka dhënë vlerësimin më të madh që Rei ka marrë në karrierën e tij deri tani për këtë ndeshje, 9.1, teksa shënoi dy gola, fitoi një penallti dhe ia doli të fitonte 9 duele në fushë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online