Është momenti i Interit, vjen superblerja nga Argjentina

Kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm ka krijuar një entuziazëm të jashtëzakonshëm tek Interi, që tashmë ka nisur punën për ndërtimin e një ekipi të aftë të luftojë për gjëra më të mëdha se thjesht vendi i katërt.

Sot në Itali do të zbarkojë sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, një ndër blerjet më të rëndësishme të Interit dhe gjithë Serisë A për sezonin e ardhshëm.

Talenti 21-vjeçar i Racingut në Argjentinë ka kohë që ka arritur marrëveshjen me Interin, por nuk dihej ende nëse do të bashkohej që tani, apo në fund të vitit me zikaltërit.

Fitorja ndaj Lacios dhe vendi i katërt kanë bërë që Interi të mos presë më, pasi Lautaro duhet veshur zikaltër sa më shpejt dhe të jetë gati që në korrik.

Sot Lautaro la Racingun, që është në Brazil për një ndeshje në Libertadores kundër Kruzeiros, dhe ka fluturuar për në Itali ku do të kryejë kontrollet mjekësore dhe do të firmosë. Një dyshe Lautaro-Ikardi, tifozët e Interit duhet të ëndërrojnë…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online