Është kthyer në temën e diskutimit të kafeneve, çfarë i dha Brdariç kësaj Vllaznie!

Teksa pamë një Vllazni që rrezikonte të binte nga kategoria vitin e kaluar, askush nuk e mendonte se do të flisnim për titullin kampion këtë sezon. Shkodranët janë padyshim “surpriza” më e bukur e këtij sezoni, pasi ndodhen në vendin e parë që prej fillimit të Superiores dhe duke prodhuar lojë të bukur e mjaft interesante. Merita kryesore, përpos lojtarëve i shkon trajnerit gjerman me origjinë kroate, Thomas Brdariç që ka krijuar një grup cilësor dhe mjaft konkurrent në futbolllin shqiptar.

46 vjeçari u ka kthyer dëshirën lojtarëve aktualë për të fituar, e cila mungonte prej vitesh tek Vllaznia. Shkodranët luftonin gati çdo vit për të qëndruar në Superiore, ndërsa tashmë janë bërë protagonistët kryesorë të mediave si shqiptare dhe ato të huaja. Pra e thënë më thjeshtë, Brdariç e ka rikthyer Vllazninë si temë diskutimi në Shkodër për arritjet që po bëhen në këtë sezon, pasi më herët dëgjoheshin vetëm klithmat e dëshpërimit.

Gjithashtu Brdariç i ka mundësuar Shkodrës dhe jehonën ndërkombëtare dhe veçanërisht asaj gjermane. Si një ish lojtar i ekipeve elitare të Bundesligës, Shtutgart, Bajer Leverkusen, Volsfburd dhe Hanover, Brdariç ka ndjekësit e tij në Gjermani. Mediat gjermane janë duke folur për Vllazninë gati çdo javë mbi lojën që ajo prodhon dhe dëshirën e madhe për të fituar çdo ndeshje.

Nuk e dimë nëse Vllaznia do të ja dalë të shpallet kampione e Shqipërisë, por një gjë është e sigurtë që trajneri dhe lojtarët janë duke bërë maksimumin që tu bëjnë tifozëve shkodranë një dhuratë mjaft të bukur. Në fund të fundit kjo tifozeri e meriton, pas vuajtes së rënies nga kategoria disa vite më parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online