Është krenaria e madhe e Superiores! Hasani në shoqërinë e lojtarit të Napolit, gati pjesëmarrja në Europian

Ferhan Hasani është futbollisti i vetëm i Superiores që do të marrë pjesë në Europian. Maqedonia e Veriut e ka përfshirë lojtarin e Partizanit në listën e lojtarëve që janë grumbulluar për këtë kompeticion. Megjithëse nuk është preferuar shumë nga të kuqtë për t’u aktivizuar, imazhi i tij te përfaqësuesja i garanton vendin.

Këtë e ka pohuar edhe drejtori Olsi Rama teksa shprehej se në Maqedoninë e Veriut nuk do ta besonin se Hasani qëndron në stol te Partizani. Vetë lojtari ka zgjedhur që të pozojë me futbollistin e Napolit, Elmas, gjatë përgatitjeve që po zhvillon Maqedonia e Veriut për Europianin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *