Është klubi më i pasur në Angli, Njukastëll dorëzohet për objektivin e merkatos pasi… kushton shumë para

Njukastëlli është klubi më i pasur në Premier Ligë. Skuadra angleze tashmë është nën pronësinë e anëtarit të kurorës së Arabisë dhe paratë janë e vetmja gjë që nuk i mungon. Të gjithë presin një merkato të ngjeshur të bardhezinjve, por këta të fundit kanë befasuar jo pak tifozët.

Njukastëlli po heq dorë nga objektivi i tij për muajin janar, Sven Botman. Futbollisti 21-vjeçar është pjesë e Lilës në Francë, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro. Klubi francez duket se ka menduar të përfitojë nga fakti se në “St James Park” milionat nuk mungojnë, prandaj kanë kërkuar një shifër prej 50 milionë euroësh.

Por klubi anglez ka treguar se nuk është e lehtë të përfitosh prej pasurisë së tyre, teksa janë tërhequr nga objektivi i tyre i merkatos për shkak se për kartonin e tij kërkohen më tepër para nga sa sheikët e Njukastëllit dëshirojnë të shpenzojnë për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *