“Është kër.cënim, i lëndon të gjithë me shpejtësinë e tij”, zv. kapiteni i Southampton-it: Broja na ndihmon të marrim pikë

Armando Broja ka rrëmbyer gjithë vëmendjen te ekipi i Southampton-it. Zëvendës kapiteni i “shenjtorëve” ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka vlerësuar së tepërmi punën e bërë deri më tani nga sulmuesi shqiptar. Oriol Romeu në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës, si dhe ka qenë një lojtarat i huazuar nga Chelsea, pozitë në të cilën ndodhet edhe Broja sot. Spanjolli 30-vjeçar tregon se me shpejtësinë që zotëron, Broja është një kër.cënim i vazhdueshëm dhe po e ndihmon skuadrën të marrë pikë në kampionat.

“Nuk është e lehtë. Unë mendoj se Armando ka bërë shumë mirë për të ardhur në një klub të ri, për një sezon ose dy maksimumi. Kam menduar se ishte gjithmonë e vështirë kur më duhej ta bëja. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se Armando po bën shumë mirë. Duhet të performosh mjaft mirë për të qenë titullar siç po bën Armando. Ai është një kër.cënim për ne tani, ai është një lojtar që ne kemi nevojë. Me shpejtësinë e tij, ai me të vërtetë i lëndon të gjithë dhe mund të krijojë shanse nga shumë pozicione. Mendoj se ta kesh atë është një gjë mjaft e mirë dhe me të vërtetë po na ndihmon të marrim disa pikë, veçanërisht muajt e fundit.”, është shprehur Oriol Romeu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online