Interi luajti në mbrëmjen e sotme kundër Bayern Munchen për Champions League, atje ku humbi me shifrat 0-2. Inzagi vendosi që të mbante në stol Kristjan Asllanin, ashtu si edhe në Seria A. Gazetari i njohur suedez, Siavoush Fallahi, shprehet se nuk e kuptoi zgjedhjen e Inzagit.
Ky i fundit aktivizoi në minutën e 80 të takimit Gagliardinin duke i dhënë pak minuta, teksa ndeshja e kishte marrë rrjedhën e saj. Shumë më llogjike do të ishte provimi i një elementi të ri për t’u mësuar me presionin e Champions League dhe të ndeshjeve të mëdha. “Si mund të futësh Gagliardinin para Asllanit? Inzagi duket jashtë kontrollit”, shkruan gazetari suedez. /Sport Ekspres/
How can Gagliardini come in instead of Asllani? Inzaghi feels totally out of control
— Siavoush Fallahi (@SiavoushF) September 7, 2022