Marash Kumbulla është vazhdon të përflitet për një largim në muajin janar. Marrëdhënia mes tij dhe Murinjos nuk është më e mira e mundshme, prandaj lojtari shqiptar pritet të shkojë në një ambient ku do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Në skenë ditët e fundit ka dalë edhe Torino, ku do e priste pikërisht trajneri që i dha mundësinë të shkëlqente në Serinë A, Juriç. Në një intervistë për “Torino Granata”, gazetarja italiane, Laura Tarani, shprehet se Kumbulla është një mbrojtës i zoti dhe i aftë për të menaxhuar zonën, por nuk i përshtatet lojës së Murinjos. Prandaj sipas saj futbollisti shqiptar do të ishte ideal për Torinon e Juriçit.
“Kumbulla është një lojtar i mirë, i zoti dhe i aftë për të menaxhuar zonën. Për lojën e Mourinhos, ku mbrojtësit duhet të sulmojnë lojtarin që mban topin tashmë pothuajse në mesfushë, është një profil që nuk i përshtatet kësaj forme. Torino i ka vënë syrin Kumbullës, sepse ai është një lojtar që kontrollon shumë mirë zonën e vogël, duke u lënë mundësinë shokëve të skuadrës të kenë më shumë lëvizje dhe me një modul të tillë ai mund të jetë lojtari ideal”, ka thënë Laura Tarani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/