Është i habitur me liritë që ka Nejmari, Mbape nuk e do aspak brazilianin në skuadër

0

Raporti mes Mbapesë dhe Nejmarit është përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit. Rinovimi i kontratës i ka dhënë fuqi të mëdha sulmuesit francez. Ky i fundit ka të drejtën për të përzgjedhur lojtarët që do të ketë në skuadër, duke dalë mbi kompetencat e futbollistit.

Raportimet e fundit bëjnë me dije se Mbape nuk e dëshiron aspak Nejmarin te PSG-ja. 23-vjeçari është i habitur me lirinë që braziliani gëzon, prandaj po kërkon largimin e tij. Ndërkohë në krahun tjetër Nejmari e ka të vështirë ta besojë pushtetin që Mbape ka marrë te PSG-ja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.