Di Maria mbërriti te Juventusi këtë verë si një përforcim i madh pasi i skadoi kontrata me PSG-në.
Në pjesën e parë të sezonit ai pati probleme me dëmtimet, por pas Botërorit, ku doli kampion bote me Argjentinën, më në fund filloi të rikthehej në formën e vjetër.
Argjentinasi me eksperiencë po luan në formë mjaft të mirë së fundmi dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Max Allegrit.
Mirëpo, duket qartë se jo të gjithë janë të kënaqur me paraqitjet e Di Marias me fanellën e Zonjës së Vjetër, e kjo vlen sidomos për gazetarin Ivan Zazzaroni, i cili vendosi të thërrasë argjentinasin dhe ta ofendojë rëndë.
Ky gazetar tha për Di Marian dhe Pogba se ata luajnë “futboll të vdekur” dhe kanë rezultuar se janë dështim total për Juventusin.
Mirëpo, argjentinasi tregoi se çfarë zotërie është dhe nuk donte të debatonte mbi këto fjalë të hedhura për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/