“Është e shkruar në yje, nuk e di kur, por do të ndodhë”! Pep Guardiola: Vincent Kompany do të jetë trajneri i Manchester City

Manchester City do të përballet ndaj Burnley në FA CUP. Këta të fundit drejtohen nga Vincent Kompany, pasi trajneri mbylli aventurën e tij te Anderleht. Guardiola është i sigurt se “qytetarët” do të drejtohen një ditë nga ish-futbollisti i tyre.

“Unë jam i impresionuar me qëndrueshmërinë e Burnley. Kampionati është një kompeticion i vështirë për shkak të numrit të ndeshjeve të luajtura dhe konsistencës, që deri tani ka qenë e pabesueshme. Ata janë afër ngjitjes në Premier League.

Personalisht, jam i kënaqur me suksesin e Kompany në Burnley. Të gjithë tifozët janë të gëzuar që e shohin atë këtu. Herët a vonë ai do të kthehet këtu përgjithmonë. Kompany është i destinuar të bëhet trajner i Manchester Cityt. Është shkruar në yje. Nuk e di kur, por do të ndodhë”, ka thënë Guardiola. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online