Albion Ademi është padyshim sulmuesi shqiptar i momentit, teksa është duke shkëlqyer në Finlandë me Mariehamn. Plot 12 gola janë shënuar prej tij që në ndeshjet e para të kampionatit finlandez, duke bërë që pritshmëritë për të të jenë të larta. Duke parë statistikat e sulmuesit të Shpresave kuqezi, drejtuesit e klubit nuk e kanë menduar dy herë për t’i ofruar rinovimin, duke marrë kështu edhe firmën në kontratë nga Ademi.
Drejtori sportiv i Mariehamn ka folur në njoftimin për shtyp, ku shprehet se aryeja që shtyu klubin për këtë zgjatje të kontratës është mëse e qartë. Peter Mattsson thekson se tashmë janë të qetë e të sigurt se do të kënë në gjirin e tyre edhe për një tjetër vit lojtarin shqiptar, ndërsa në rast largimi, do të mund të marrin kompensimin e duhur financiar prej tij, teksa interesimi nga Europa nuk mungon për Ademin.
“Ishte mëse e qartë që ne donim ta përdornim këtë opsion (rinovimin), sepse Albioni ka qenë më e pakta mirë në fushë, nëse jo më mirë nga se ne mund të kishim shpresuar. Ademit gjithashtu i pëlqen të jetë këtu. Ai ka shumë besim nga trajneri dhe kjo është reflektuar te ai edhe në fushë. Sigurisht që ka shumë interes për Albionin nga klube të tjera dhe tani jemi siguruar që os do të luajë me ne sezonin e ardhshëm, ose ne do të marrim kompensimin financiar prej tij. Gjë e cila është e rëndësishme të mbahet në mendje sot”, ka thënë drejtori sportiv, Peter Mattsson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/