“Është bukur të shohësh gëzimin në sytë e tyre”, Armand Duka shkon në Gjirokastër me projektin “Uniforma Ime”

Armand Duka ishte në Gjirokastër për të vazhduar me projektin “Uniforma Ime”. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. Kreu i FSHF veçon gëzimin në sytë e fëmijëve pasi marrin në duar uniformat e reja që vijnë falas nga ana e Federatës.

“Sot ishim në Gjirokastër për të vijuar me projektin madhor “Uniforma Ime” të FSHF-së në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Kënaqësi të takohesha me fëmijët, të cilët janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër për të gjithë ne, por edhe me komunitetin e futbollit të këtij qyteti. Është bukur të shohësh gëzimin dhe shpresën në sytë e tyre sapo marrin në dorë uniformat e reja, që mundësohen falas nga FSHF.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës shpresoj të nisim së shpejti punën për transformimin e infrastrukturës me ndërtimin e dy fushave të reja dhe ndërhyrjen në fushën e stadiumit për të sjellë një ndryshim rrënjësor dhe zhvillimin e futbollit në këtë qytet”, shkruan Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online