Është Brazil Botëror, Seleçao marshon ndaj Meksikës luftarake

Brazili është në rrugën e duhur drejt titullit kampion bote. Kjo është përshtypja e krijuar as fitores së sotme 2-0 ndaj Meksikës, edhe pse është ende shumë herët dhe në vazhdim rivalët do të jenë edhe më cilësorë.

Megjithatë, Meksika është goxha skuadër, jo më kot mundi Gjermaninë duke dhuruar spektakël. Ashtu si në ndeshjen hapëse të Botërorit, Meksika luajti futbollin e saj të shpejtë dhe teknik, duke i hapur probleme pa fund Brazilit në pjesën e parë, sidomos në krahët e mbrojtjes.

Fillimi ishte shumë i mirë për meksikanët, që krijuan shumë situata të rrezikshme, por pak nga pak Brazili e gjeti ritmin e duhur dhe nëse nuk pëson gol, tregon që gjysma e punës është kryer.

Gjysmën tjetër e bën sulmi, sepse Nejmar krijoi dhe më pas shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 51-të, pas një pasimi perfekt nga Uillian. Me kalimin e kohës Brazili u bë i pandalshëm dhe Meksika nuk pati forcë që të reagonte.

Nejmari vijoi spektaklin e vet, me ndonjë ekzagjerim në rrëzimet e tij, por në fund Firmino u fut dhe mbylli ndeshjen, duke treguar se armët e Seleçao-s janë të shumta. Ndërkaq, Meksika kthehet në shtëpi që në turin e parë me eliminim direkt për të shtatën herë rresht.

BRAZIL – MEKSIKË     2-0

Shënues: Nejmar 51′, Firmino 88′

88′ GOL BRAZILI! Nejmar bën gjithçka mirë nga e majta dhe tenton portën, Oçoa devijon lehtë por jo sa për të larguar topin, pasi pas shpinës së tij Firminjo realizon dhe golin e dytë, me portën e boshatisur.

61′ – Kalos tenotn nga distanca për Meksikën, Alison në vështirësi çon topin në këndore.

59′ – Paulinjo ka një rast ideal për të shënuar, por sërish Oçoa i thotë jo pasi është i pozicionuar mirë.

51′ GOL BRAZILI – Brazili realzion golin e avantazhit me anë të Nejmarit. Uilliam bëri gjithçka mirë nga e majta dhe pasoi në qendër të zonës ku nejmar u gjat dhe me portën e boshatisur gjeti golin e dytë në këtë Botëror.


50′ – Pjesa e dytë ka nisur më mirë për Brazilin që po dominon në këtë fillim të pjesës së dytë.

27′ – Kutinjo porvon nga distanca, por topi ndalet nga mbrojtja meksikane.

26′ Sërish Brazili, panik në zonën meksikane! Disa tentativa rresht, por asnjë gjuajtje në kuadrat dhe Kutinjo është i fundit që godet mbi traversë.

25′ SUPER RAST NEJMAR! Ylli i Brazilit futet në zonë, kalon në mënyrë fantastike një mbrojtës, por gjuajtja e tij ndalet nga Oçoa.

18′ Nga goditja e këndit për Brazilin, niset kundërsulmi meksikan dhe zbritjet e Meksikës janë fantastike, edhe pse nuk prodhojnë ende rrezik për Alison. Mbrojtësit e krahut të Brazilit duken aspak të sigurt.

15′ Sulmet e Meksikës janë shumë të rrezikshme. Lozano nga e djathta e sulmit është shumë ngacmues dhe një kros i tij për pak sa nuk gjen Çiçariton të vetëm në zonë.

10′ Meksika më aktive, duket agresive si ndaj Gjermanisë. Brazili pret, ende nuk po sulmon fuqishëm.

5′ Sulmi i parë i Brazilit, Nejmar tenton nga distanca, me një gjuajtje qendrore, por që Oçoa e grushton disi me vështirësi.

2′ MEKSIKA RREZIKON! Kros nga Guardado, Alison largon keq dhe Lozano në zonë ka një mundësi të mirë, por gjuajtja e tij devijohet nga Miranda në goditje nga këndi.

1′ NIS NDESHJA!

 

 PJESA E PARË

Barazim pa gola në ndeshjen e para çerekfinale të ditës së sotme mes Brazilit dhe Meksikës. Asnjë gol në 45 minutat e para nga të dyja skuadrat, që kanë prodhuar raste, Meksika e nisi mirë ndeshjen me disa ngacmime të Lozanos, megjithatë me kalimin e minutave Brazili fitoi terren dhe ishte më i rrezikshëm. Nejmar kishte rastin më të volitshëm për të shënuar, por Oçoa edhe një herë tregoi se në Kupën e Botës ai shndërrohet në një hero për skuadrën e tij.

 

Brazili e nisi ngadalë Kupën e Botës, me një barazim ndaj Zvicrës dhe shumë vuajtje për të gjetur golin, por në ndeshjet pasuese është paraqitur shumë mirë, duke krijuar lojë e raste pa fund. Grupi nuk ishte me i vështiri i mundshmi, por Seleçao duket një kombëtare që mund ta fitojë Botërorin, duke parë që ka një ekip të kompletuar dhe me mbrojtje hermetike, përveç sulmit cilësor.

Në 1/8-at Brazili përballet me Meksikën, skuadër ende e padeshifrueshme, sepse e nisi shkëlqyeshem me fitoren ndaj Gjermanisë dhe më pas u duk se e siguroi kualifikimin, por në ndeshjen e fundit u shpartallua nga Suedia dhe u kualifikua vetëm falë ndihmës së Koresë së Jugut. Në ndeshjen e fundit u pa një Meksikë me shumë probleme dhe kundër Brazilit do të duhet një përmirësim gjigant për të befasuar.

Brazili nuk ka pësuar gol në 10 nga 13 ndeshjet e fundit mes kualifikueseve dhe Botërorit, ndërkohë që lojtarë si Kutinjo e Nejmar duken në formë spektakolare, ndaj Seleçao niset favorite, aq më shumë që në Kupën e Botës nuk është mundur kurrë nga një kombëtare e zonës Concacaf (Amerika e Veriut dhe Qendrore).

Duhet kujtuar se në 6 Botërorët e fundit Meksika nuk e ka kaluar kurrë turin e dytë në rastet kur nuk ka qenë vend organizator.

Për ndeshjen e sotme Brazili nuk ka të gatshëm mbrojtësin Marselo, i dëmtuar në ndeshjen kundër Serbisë, ndërsa Meksika është pa qendërmbrojtësin e pezulluar Hektor Moreno, i zëvendësuar nga Hugo Ajala, edhe ky mbrojtës me shumë eksperiencë ndërkombëtare. Këto janë ndryshime të detyruara, por Meksika bën edhe një ndryshim tjetër, sepse anësori ofensiv Lajun i lë vendin veteranit Rafael Markez, i cili do të luajë si mesfushor para mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *