Erzeni zbavitet me të rinjtë e Tiranës, Dede i gëzohet zbulimit Xhixhiua

Erzeni ka luajtur miqësoren e dytë të vitit dhe trajneri Nevil Dede ka shijuar një tjetër sukses, këtë radhë kundër Tiranës B.

Një fitore 5-1, që nuk është se ka ndonjë vlerë të jashtëzakonshme, pasi diferencat mes dy skuadrave janë të mëdha, por Dede ka pse të gëzohet.

Së pari, sulmi funksionon, me 7 gola në dy ndeshjet e luajtura ditët e fundit.

Së dyti, ish-sulmuesi i Partizanit Mustafa Xhixhiua është një talent që ndoshta nuk është lejuar të shpërthejë, edhe për faktin se te Partizani nuk kishte vend dhe durim për të.

Afrikani shënoi dy gola para pak ditësh dhe shënoi sërish dy gola sot. Me shumë gjasa, do të jetë ai lideri i ri i sulmit shijakas.

Tirana B – Erzeni      1-5 

Shënues: Baro 87′ / Lala 14′, 38′, Bardhi 58′, Xhixhiua 69′, 78′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *