Erzeni drejt privatizimit, drejtori Hoxha zbulon tratativat

Nisur nga projekt ligji për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të klubeve sportive në vendin tonë, të gjitha klubet e futbollit në Kategorinë e Parë po synojnë që brenda këtij edicioni sportiv të jenë konformë këtij ligji.

Edhe në FK Erzeni kjo punë ka nisur, por sipas drejtorit të klubit Astrit Hoxha, në fillimin e vitit 2019, klubi do të kthehet në Sh.a. “Në këtë sezon ne nuk kemi patur probleme në klub, si ato financiare, ashtu edhe të vazhdimësisë. Por edhe pse ky funksionim me mbështetje nga Bashkia për ne ka qenë i suksesshëm, Erzeni është drejt privatizimit të klubit”, kështu deklaroi drejtori i FK Erzeni për Sportekspres.com.

Situata në renditjen e Grupit B nuk përbën problem për ta rivalizuar Vllazninë që komandon kreun, ndaj Astrit Hoxha thekson se Erzeni do të jetë një “nëndetëse” për të arritur këtë synim. “Ne nuk po ndjehemi, i kemi marrë të gjitha ndeshjet me vlerësim maksimal, e do të thoja se po tregohemi si një “nëndetëse” që në kohën e duhur do të dalim atje ku synojmë, në kreun e renditjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *