Erzeni vazhdon me surprizat në “Abissnet Superiore”. Edhe pse për shumë dukej se humbja ishte e pashmangshme, shijakasit tregojnë forcë dhe barazojnë në 3-3 kundër Partizanit në minutat e fundit të ndeshjes. Në një lidhje paralele me emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV“, Florjan Kadriu ka folur më tepër rreth golit të tij të parë, si dhe për fjalët motivuese që trajneri u tha në dhomat e zhveshjes lojtarëve.
“Ne çdo ndeshje tregojmë karakter, siç edhe sot. Tregojmë shpirtin lu.ftarak. Gjithë çunat dhanë shpirtin dhe ia dolëm. Goli i parë për mua. Kisha kohë që e prisja. Më nderoi Zoti dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Profesori na tha: ‘Bravo çuna! Treguat karakter‘. Na lavdëroi shumë. Çfarë na tha profesori pas pushimit nga reshjet e breshërit? Profesori na tha se: ‘ndeshja nuk ka mbaruar ende. Luani, jepni maksimumin dhe gjithçka është e mundur. E përmbysëm me Vllazninë, mund ta bëjmë përsëri‘. Minifaza na ndihmoi shumë në anën fizike. Unë personalisht ndihem më mirë sulmues krahu, ai është pozicioni im. Por në ndeshjet e fundit kam bërë rol defensiv më shumë“, ka thënë Florjan Kadriu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/