Errësirë në Vlorë, zero emocione dhe tifozë, një gol fantazmë

Flamurtari ndalet, pikërisht kur dukej se po merrte fluturimin. Sot Teuta i mori një barazim 0-0 në Vlorë, duke e merituar plotësisht, sepse u luajtën 90 minuta të qeta dhe pa emocione të mëdha.

Nisi me errësirë, sepse sapo do të niste ndeshja ikën dritat, por ishte ogur i keq, sepse e gjithë ndeshja ishte e një niveli të ulët dhe mungesa e tifozëve ndikoi jashtëzakonisht.

Edhe mungesa e kroatit Bushiç, i futur vetëm në fund, ishte problem madhor për kuqezinjtë, që vuajtën që të gjenin hapësira në mbrojtjen e organizuar të Teutës.

Pjesa e parë ishte mediokre, e dyta u përmirësua në cilësi, por situatat e rrezikshme në të dy portat ishte me pikatore.

Në fund Flamurtari pretendoi për gol, pasi një top që i shpëtoi nga duart portierit shkoi mbi vijën fatale, kju e largoi një mbrojtës.

Hyri apo jo? As kamerat nuk e qartësojnë, ndaj arbitri Jorgji dhe anësori i tij nuk e panë të rrugës të rrezikonin dhe lejuan vazhdimin e lojës. Protesta, të kota, sepse mbaroi aty, 0-0, si emocionet dhe tifozët.

E shtunë, 25 nëntor 2017

Flamurtari – Teuta       0-0

Flamurtari: Nurkovic – Siljanovski, Bicaj, Jakovleviç (Kamara 46′), Musta – Pollozhani – Sidibe, Useini – Zhufo – Hoxhaj (Liçaj 68′) – Danilo Alvesh (Bushiç 87′)

Teuta: Kastrati – Beqja, Shkalla, Hrkac, Hakaj – Hila, Lena, Çyrbja, Dediç (Çmajçanin 80′), Karimi – Osemene

Karton i verdhë: Pollozhani 65′, Siljanovski 90’+1 / Shkalla 30′, Hila 52′

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rudin Preça, Astrit Mahmuti, Fatjon Xhemalaj

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Albano Janku

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online