Eros Grezda ndjek nga pas ish-trajnerin, zbulohet klubi hungarez ku pritet të transferohet lojtari

E ardhmja e Eros Grezdës pritet të jetë larg Osijekut. Futbollisti shqiptar duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Bjelica dhe për këtë arsye po mendohet pista e largimit. Mbi lojtarin ka pasur interes nga klube të ndryshme, që nga Koreja e Jugut e deri në Hungari. Por ky i fundit me shumë mundësi pritet të jetë destinacioni i radhës për Grezdën.

Mediat kroate zbulojnë edhe emrin e klubit hungarez që kërkon shërbimet e anësorit shqiptar. “Germanija.hr” raporton se Ferencvarosh, MOL Fehervar, Pushkash Akademi  dhe Diosgior kanë qenë klubet që kanë shfaqur interesin e tyre, por garën e ka fituar Diosgior.

Arsyeja mbetet te trajneri i tyre, Zoran Zekiç, një emër të cilin 25-vjeçari e njeh mjaft mirë. Kroati në të shkuarën ka qenë trajneri i Osijekut, skuadër të cilën e ka drejtuar përgjatë viteve 2015-2019, kohë kjo gjatë së cilës edhe Eros Grezda ka mbajtur veshur fanellën e kësaj skuadre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online