Ernest Muçi vlerësohet me notën 9.3, shpallet më i miri në Poloni

Ernest Muçi shkëlqeu mbrëmjen e djeshme, kur me dy golat e tij hipotekoi fitoren e Legias së Varshavës kundër Vidzev Lodzit. Lojtari shqiptar është vlerësuar me notën 9.3 në këtë përballje nga “Sofascore”. Po e njëjta platformë, e cila i dedikohet e gjitha sportit, e përfshin Muçin në fornacionin më të mirë të javës në kampionatin polak.

Ish-lojtari i Tiranës po kalon një formë mjaft pozitive në Varshavë. Përgjatë këtij sezoni të ri, Muçi ka qenë shpesh vendimtar për Legian me golat e tij. Mbetet për t’u parë nëse do të marrë rolin e protagonistit me Shqipërinë në dy përballjet kundër Republikës Çeke dhe Polonisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *