Ernest Muçi po përjeton momentin më të vështirë të karrierës, trajneri serb nuk e fut as kur Legia e ka ndeshje të mbyllur

Ernest Muçi po kalon një moment të vështirë të Legia e Varshavës, ndoshta më i vështiri që nga nisja e karrierës së tij. Trajneri Vukovic e ka aktivizuar shumë pak lojtarin shqiptar, duke e dërguar në disa raste edhe në tribunë.

Në ndeshjen e djeshme erdhi humbja në shifrat 3-1 ndaj Pogon. Një ndeshje e mbyllur që në minutën e 68, teksa Vukovic nuk zgjodhi që ta aktivizonte qoftë edhe për një minutë Muçin, që së bashku me Celhakën ishin në stol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *