Ernest Muçi duket se e “i ka larë duart“ me Aleksandar Vukoviçin këtë sezon. Marrëdhënia mes tyre shfaq probleme dhe këtë e tregon pastër vendimi i trajnerit të Leagias për ta lënë në shtëpi sulmuesin shqiptar në javët e fundit.
Emri i Ernest Muçit nuk figuronte as këtë herë në listën e kampionëve të Polonisë, teksa përsëri i duhet ta shohë skuadrën nga… televizori. Trajneri serb i Legias duket i vendosur në qendrimin e tij për të mos përfshirë ish-futbollistin e Tiranës në ekipin e tij. Mbetet për tu parë se si do të shkojë marrëdhënia mes tyre deri në fund të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/