Ernest Muçi i jep fund qendrimit në stol, Legia e mbyll pa festë Superkupën e Polonisë

Pas ndeshjeve në turin e parë kualifikues në Champions League të cilat i kaloi në stol, mbrëmja e sotme e ka gjetur Ernest Muçin në fushën e lojës. Si rrallë më parë me Legian sulmuesi shqiptar është preferuar titullar në Suprkupën e Polonisë.

20-vjeçari ka luajtur për 58 minuta, ndërsa më pas është zëvendësuar nga trajneri. Sfida është mbyllur në shifrat 1-1, me Legian që barazuan rezultatin vetëm në minutat e fundit. Megjithatë në fund nuk arritën të ngrinin në duart e tyre Superkupën e Polonisë, teksa lojtarët e Rakowu treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online