Ernest Muçi po merr nga ndeshja në ndeshje gjithënjë e më tepër minuta. Në javët e fundit, sulmuesi ia ka dalë të fitojë vendin e titullarit në 11-shen e Beshiktashit. Trajneri Xhovani Van Bronkhorst i ka besuar sërish një vend nga minuta e parë Ernest Muçit. Ky i fundit do të luajë në krahun e majtë të sulmit në ndeshjen e rëndësishme kundër Lionit në Ligën e Europës.
Ndërkohë titullar nga mintua e parë do të jetë edhe Nedim Bajrami. Lojtari shqiptar do të jetë titullar në përballjen e Rejnxhërsit kundër Steauas së Bukureshtit, e cila do të nisë nga ora 21:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/