“Erioni i vogël, i fushave të mëdha“, Kola ironizon Braçen: Ky “gjysmë-luan” e “gjysmë-mi”, shqetësohet për suksesin e të tjerëve

Një ikonë e futbollit shqiptar si Agustin Kola ka reaguar në lidhje me qendrimin e mbajtur ditën e sotme nga zv. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Erion Braçe nuk ngurroi të thumbonte FSHF-në gjatë inspektimit të punimeve në shkollë të Fierit, ndërsa një kundërpërgjigje ka ardhur nga ish-sulmuesi i njohur shqiptar. Kola vendos të ironizojë Erion Braçen, duke e quajtur si një njeri të shkurtër në ide dhe që e vetmja gjë që e shqetëson është pikërisht suksesi i të tjerëve.

“Erioni i vogël, i fushave të mëdha. Zv/problemi më i vogël, i shoqërisë shqiptare, në ekonomi, politikë dhe ca më keq në sport, i shkurtër në mendje dhe ide, sa një fushë minifutbolli shkolle, vazhdon të “ulurasë” me zërin e miut. Ky “gjysëm-luan”, e “gjysëm-mi” me këtë shpirt “opozitari”, shqetësohet vetëm për një gjë: Për suksesin e të tjerëve. I ruajtë Zoti… trupmendjeshkurtërit!”, shkruan Agustin Kola në llogarinë e tij në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *