“Ishte humbje poshtëruese“, Pioli tregon pikën e kthesës: Guri i parë mbi të cilin ndërtuam Milanin

Milani ka bërë një sezon për t’u duartrokitur deri më tani, ndërsa nesër do të ngulmojë ta mbyllë me fitore dhe në krye të Serie A vitin 2020. Kuqezinjtë i pret jë duel i vështirë me Lacion, që është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Stefano Pioli ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp me gazetarët, ku ka zbuluar edhe pikën e kthesës së këtij Milani të pandalshëm. Në kujtimet e tij humbja poshtëruese 5-0 ndaj Atalantës dhe ajo përmbysje e Interit në derbi bëri që skuadra të nxirrte mësime të mëdha dhe të merrte një tjetër fytyrë.

Momenti më i mirë për 2020-n

“Ka pasur shumë që kur kemi arritur rezultate të rëndësishme. Gjëja më e mirë për mua është të shoh një grup që punon së bashku çdo ditë. Momenti më i mirë ishte kur Gazidis më tha që kompania donte të vazhdonte me mua”.

Një vit më parë kishte 5-0 të Atalanta. A ishte pika e kthesës?

“Ishte një humbje poshtëruese për të gjithë, por ai ishte guri i parë mbi të cilin ndërtuam këtë Milan. Nga atje e kuptuam se çfarë na duhej, në janar klubi bëri një transferim të shkëlqyeshëm.

Nga erdhi pika e kthesës?

“Ndonjëherë disfatat të mësojnë më shumë sesa fitoret. Humbja me përmbysje kundër Interit na bëri të kuptojmë se mund të kemi paraqitje të shkëlqyera si në pjesën e parë. Ajo lojë na mësoi shumë. Një përsosmëri në futboll nuk ekziston, ky është një grup që gjithashtu i njeh limitet mirë”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online