Ergys Kaçe apo Esat Mala? Ilir Daja flet para Skënderbeut, tregon forcën e korcarëve

0

Partizani do të përballet ndaj Skënderbeut në transfertë. Ilir Daja ka folur para kësaj përballje duke vlerësuar performancën e korcarëve ndaj Tiranës që nuk ishte e keqe deri në pjesën e dytë.

“Në këto javë të para rezultatet janë pjesë e rëndësishme, por nuk tregojnë gjithçka. Mendoj që kemi një ndeshje delikate në Korçë, sepse, pavarësisht se Skënderbeu ka humbur si ne, gjatë pjesës së parë ka bërë goxha mirë kundër Tiranës. Shkojmë në Korçë duke respektuar maksimalisht kundërshtarin.

Partizani është një ekip me lojtarë cilësorë, dy nga të cilët janë Kaçe dhe Mala. Nuk mund të themi kush do ta nisë titullar, pasi kemi dhe një seancë stërvitore. Do të luajnë ata që kanë gjendjen më të mirë. Ndoshta ndonjë mundet të sakrifikohet për shkak të pozicionit, jo për shkak të vlerave”, tha Daja. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.