Erdhi për të mësuar Strakoshën, Proto mendon largimin nga futbolli nën hijen e gardianit shqiptar

Thomas Strakosha e ka hipotekuar vendin e tij në katërkëndëshin e portës së Lazios, duke e shpërblyer besimin e klubit në fushën e lojës. Me pritjet e tij gardiani shqiptar luan një rol kyç në ecurinë e bardhekaltërve, të cilët duke parë cilësitë e tij kanë vendosur ta blindojnë në Romë me një kontratë të re. Megjithatë pozitat e Strakoshës nuk kanë qenë gjithnjë kaq të forta.

Në fillimet e tij ka pasur luhatje, duke bërë që te Lazio të mos e shihnin si titullarin e padiskutueshëm. Padyshim që në një moshë aq të re shpesh shihet e udhës që portierët të mësojnë nga ata me më tepër eksperiencë. Por e kundërta ndodhi me gardianin kuqezi. Dy vite më parë Silvio Proto erdhi në ekipin kryeqytetas, ndoshta për të ndimuar sado pak Strakoshën të rritet edhe më tepër profesionalisht, teksa me vete kishte vite të tëra eksperiencë mbi shpinë.

Mirëpo belgu do të mbeste nën hijen e portierit të Kombëtares shqiptare, i cili edhe pse vetëm 23 vjeç në atë kohë arriti të mbronte katërkëndëshin në çdo ndeshje. Pa pasur aspak hapësira në fushën e lojës, Proto po shqyrton me kujdes mundësinë e largimit nga futbolli, ndërsa edhe mosha ia lejon një gjë të tillë. E vetmja mundësi për të ndryshuar mendje është një kalim te skuadra e tij e zemrës, Anderlekt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online