Sergio Aguero deklaroi gjatë kohës së prezantimit tek Barcelona, se ishte Lionel Messi personi që e bindi të vinte në Katalonjë. Megjithatë, sipas argjentinasit dëshira e tij ishte që të transferohej tek Barcelona dhe do ta bënte këtë gjë edhe nëse do të kishte dijeni që Lionel Messi do të largohej drejt PSG.
“Pa dyshim që do të nënshkruaja përsëri për Barcelonën. Është e vërtetë, fola me Messin gjatë Kupës së Amerikës dhe më pas më tha se gjithçka ishte rregulluar dhe se do të qëndronte te Barca.Sigurisht, u trondita, por nuk u pendova që erdha,”- tha Aguero. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/