Rei Manaj ka shënuar golin e parë në Championship me fanellën e Watford. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 55 të takimit, ndryshe nga më parë, që ka pasur fare pak minuta. Lojtari i Kombëtares arriti të realizonte ndaj Birminghamit. Ndërkohë trajneri Edward ka duartrokitur Manajn për realizimin e tij.
“Ishte shumë i qartë. Është padyshim motivim i madh për Manajn që shënoi dhe ne kemi nevojë për këta lojtarë. Ka ardhur nga vend tjetër, kemi grup konkurrues. Vendi i titullarit fitohet duke punuar shumë dhe duke qenë i besueshëm. I tregoi gjërat që kërkoheshin dhe i erdhi momenti, pastaj u shpërblye me golin. Jam i kënaqur për Manajn, duhet të vazhdojë kështu”, tha trajneri. /Sport Ekspres/