“Erdhi leku… erdhi”, Osmani shou në dhomat e zhveshjes!

“Edhi leku, erdhi leku…”. Vetëm kështu mund të pritej Ardjan Takaj në dhomat e zhveshjes së Skënderbeut, teksa ka qenë mbrojtësi Tefik Osmani protagonisti i jashtëzakonshëm pas ndeshjes. Aty ku në tunel ka ndodhur gjithçka dhe festa ka qenë e papërmbajtshme për shumë futbollistë. E ndërsa Takaj ka takuar të gjithë futbollistët një për një, teksa në sfond dëgjohej Osmani që përmendte premion, natyrisht (50 mijë euro janë premtuar), më vonë do të ishte radha e Agim Zeqos të hynte në dhomat e zhveshjes, teksa dukej i djersitur dhe emocionuar, pasi me të nisi edhe cikli epik i ekipit korçar me gjashtë titujt radhazi. “Ke bërë ca mungesa, shyqyr që na erdhe”, i drejtohet Osmani, ndërsa më pas Agim Zeqo i thotë se në Korçë do të takoheshin për një festë, por Osmani këmbëngul duke thënë se “aman na lini tri ditë pushim se na u… Çfarë Korçe thua… Takohemi në Tropikal”.

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/videos/1429768730394177/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *