Në këtë derbi nuk lejoheshin tifozët në shkallët e stadiumit, por kjo nuk ka shmangur konfliktet mes tifozerive. Sipas raportimeve nga qyteti i Elbasanit ka pasur një përplasje në lokalet e qytetit atje ku janë lënduar tre persona dhe janë dëmtuar lokalet. Njëri prej tyre ka folur më konkretisht për të treguar sesi ka rrjedhur ngjarja. Theksi është vendosur në historinë se ishte një grupim i konsiderueshëm i tifozëve të Partizanit që ndezën gjakrat.
“Ishin 7 çuna, tifozë të vegjël, po shihnin sportin dhe nuk bënë asgjë. 50-70 veta, trimat e Partizanit. Nuk e kuptoj, jemi shqiptarë nuk jemi as serbë. Unë vetë jam arbitër i futbolli, asistent i Federatës Shqiptare të Futbollit. Po shihnim sportin dhe vijnë këta gangsterët, çfarë tu thuash? Shikoje”, shprehet pronari i lokalit sipas “Ora Neës”. /Sport Ekspres/