“Erdha me zë në Shqipëri dhe u ktheva pa zë në Gjermani”! Altin Rraklli tregon përjetimin në stadium të Kombëtares: Mu kthye zëri normal pas 6 ditësh

Altin Rraklli ishte në stadium për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë. Legjenda e Kombëtares ishte edhe në transfertën e Pragës, atje ku u bashkua sërish me tifozët kuqezinjë për të ndjekur këtë përballje. Në një intervistë për emisionin “Koha Shtesë”, Rraklli ka treguar edhe mënyrën sesi e ka përjetuar takimin. (Intervistën mund ta dëgjoni të plot duke klikuar në videon më poshtë).

“Gjithmonë kur shoh Shqipërinë unë ngjirem. Edhe gjatë kohës që kam qenë trajner, unë bërtas shumë dhe përfshihem emocionalisht. Edhe kësaj here ishte e njëjta gjë. Erdha me zë në Shqipëri për të parë ndeshjen kundër Çekisë dhe u ktheva pa zë. Që nga ajo ndeshje me çekët, vetëm sot më ka filluar zëri që të më normalizohet”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *